Ky vendbanim mijëra vjeçar, ruan brenda vetës, shumë vlera. Kësaj radhe, në qytetin e Pejës kemi udhëtuar për të mësuar më shumë për një shtëpi antike që gjendet në qendër të qytetit.
E ndërtuar rreth 2 shekuj më parë, por ende ruan natyralitetin dhe veçantinë e saj.
Familja Xheladini, jeton në këtë shtëpi për rreth 120 vite.
82 vjeçari, kujton se si përgjatë viteve kjo familje, 3 herë u përndoqën nga shtëpia dhe u detyruan që të blejnë atë secilën herë.
Kjo shtëpi brenda vetës ruan shumë histori e punime interesante që nga ndërtimi i saj.
https://www.youtube.com/watch?v=z2L40BrpqpA
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.