Administrata e presidentit të ShBA-së, Joe Bidenit, njoftoi të martën se do të punojë me 50 vende në mbarë botën në përpjekje për të parandaluar pandemitë globale si COVID-19, e cila e solli botën në ngërç katër vjet më parë.
"Sot, jam krenar të njoftoj se administrata ime po nxjerr një Strategji të re Globale të Sigurisë Shëndetësore - duke përshkruar veprimet që Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin gjatë pesë vjetëve të ardhshme për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj kërcënimeve biologjike, kudo që ato shfaqen", deklaroi presidenti Biden në një deklaratë të postuar nga Shtëpia e Bardhë.
Si pjesë e nismës, Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje dhe ekspertizë për kombet, kryesisht në Afrikë dhe Azi, me qëllim rritjen e gatishmërisë, zbulimit dhe reagimit ndaj shpërthimeve të reja.
Departamenti i Shtetit i ShBA-së, Qendrat e ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të ShBA-së dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), secila do të merr pjesë.
Përpjekja e re zgjeron atë që administrata i quan "partneritetet e saj globale të sigurisë shëndetësore" nga 19 në 50 vende, tha Shtëpia e Bardhë në një fletë faktesh mbi strategjinë e re.
"Në një emergjencë shëndetësore, vendet duhet të jenë në gjendje të qasen shpejt në financimin për të forcuar sistemet e tyre shëndetësore, për të siguruar kundërmasa mjekësore dhe për të nisur një përgjigje efektive", thuhet në fletën e të dhënave.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.