Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka publikuar një reagim ndaj publikimit të fundit të dosjes “Epstein”.
Përmes reagimit, shtëpia e Bardhë thotë se emailet e publikuara të Epsteinit synojnë të “njollosin” Trumpin, transmeton Klankosova.tv
Tutje, në reagimin e tyre shkruhet se këto histori nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të pandershme për të shpërqendruar vëmendjen nga arritjet historike të Presidentit Trump.
Reagimi i plotë:
"Demokratët në mënyrë selektive i kanë publikuar emailet medias liberale për të krijuar një narrativë të rreme për të njollosur Presidentin Trump.
“Viktima e paidentifikuar” e përmendur në këto emaile është e ndjera Virginia Giuffre, e cila tha vazhdimisht se Presidenti Trump nuk ishte i përfshirë në asnjë shkelje dhe “nuk mund të kishte qenë më miqësor” me të në ndërveprimet e tyre të kufizuara.
"Fakti mbetet se Presidenti Trump e përjashtoi Jeffrey Epstein nga klubi i tij dekada më parë për shkak se ishte i bezdisshëm ndaj punonjëseve të tij femra, përfshirë Giuffre.
"Këto histori nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të pandershme për të shpërqendruar vëmendjen nga arritjet historike të Presidentit Trump, dhe çdo amerikan me mendje të shëndoshë e sheh menjëherë këtë mashtrim dhe shpërqendrim të qartë nga rihapja e qeverisë", shkruhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.