Për të ruajtur dhe nderuar trashëgiminë e liderit ikonë të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, shtëpia e tij, e cila ishte një simbol i presidencës së tij dhe luftës kundër aparteidit, tani është shndërruar në një hotel luksoz.
Hoteli është i vendosur në zemër të Houghton, Johannesburg, Sanctuary Mandela është një hotel me nëntë dhoma, ku jetoi revolucionari i Afrikës së Jugut i kthyer në president pas lirimit të tij nga burgu më 1990.
Mandela ishte i njohur për rolin e tij në luftën kundër aparteidit, burgimin e tij 27-vjeçar, duke qenë president i Afrikës së Jugut nga viti 1994 deri në 1999, fitues i çmimit Nobel për Paqe.
Çdo cep i hotelit është parashikuar të ofrojë kombinimin perfekt të qetësisë, trashëgimisë dhe përvojave të ndërgjegjshme.
Në kujtim të dashurisë së Mandelës për ushqimin, restoranti i shijshëm i hotelit shërben si një homazh për pjatat e tij të preferuara siç përgatiteshin më parë nga kuzhinierja e tij personale prej kohësh, Xoliswa Ndoyiya.
Për më shumë se 20 vjet, Xoliswa Ndoyiya ishte kuzhinierja personale nga presidenca deri në pensionimin dhe deri në vdekjen e tij. /Klankosova.tv/
https://www.reuters.com/video/watch/mandelas-iconic-home-opens-as-luxury-hot-idOVFYSKCJ7●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.