Shtëpia e djaloshit i cili do të bëhej legjendë e boksit, Muhammad Ali në të cilën ai u rritë është hapur për publik të dielën me 1 maj si një muze kushtuar boksierit dhe familjes së tij, shkruan Reuters.
Ceremonia e prerjes së shiritit është mbajtur në “3302 Grand Avenue” në Louisville, Kentucky dhe ishte ndjekur nga Muhammad Ali dhe vëllai i tij më i ri, Rahman Ali.
“Jam shumë i emocionuar, është sikur një Krishtlindje për mua, një fillim i ri”, ka thënë Rahman, kur është pyetur se si ndihej që shtëpia e tij po rinovohej dhe po kthehej në muze.
Shtëpia ku Cassius Caly dhe vëllai i tij Rudolph jetuan nga viti 1947 deri më 1961, para se të ndërronin emrat e tyre, ishte e3 boshatisur deri sa atë e bleu një avokat, George Bochetto dhe sipërmarrësi i pasurive të patundshme Jared Ëeiss i cili e rinovoi atë dhe e ktheu në muze, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=GOZvuEWd1Ek&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.