Kupa u mbush me mos ekzekutimin e shtesave.
Zjarrfikësit kosovarë, po vlerësojnë se u shkelën ndër vite nga çdo qeveri e avazi po vazhdon njëjtë edhe me këtë aktualen.
Që kur ky ekzekutiv mori mandatin më 2021, atyre iu premtua zgjidhje e kërkesave të cilat i përsëritën edhe në fillim të këtij prilli, por pa sukses, njofton Klan Kosova.
As plotësimi i tyre e as pranimi për takim nuk po ndodhin, e kjo gjendje e ka lodhur këtë kategori që thonë se kanë mbetur në pozitë të pa definuar.
Zjarrfikësit shpresojnë që deri më 4 maj kur është dita ndërkombëtare e tyre, kjo çështje të marrë epilog, në të kundërtën nuk ka gjë që do të ndalë për të protestuar.
https://www.youtube.com/watch?v=Bua5fy5aRQw
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.