Dje në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë, është arrestuar një shtetas i Serbisë i dyshuar për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarëve policorë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton klankosova.tv.
''Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që zyrtarëve policorë u ka ofruar para të gatshme në formë ryshfeti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.