Një shtetas i Serbisë dyshohet se ka shkaktuar aksident në fshatin Jarinje në Leposaviq.
Siç bëjnë të ditur organet e rendit, i dyshuari derisa po ngiste kamionin e tij, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka përfunduar jashtë rrugës, duke pësuar kështu lëndime, transmeton Klankosova.tv.
Aksidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 19:10.
“I dyshuari shtetas i Serbisë derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamion me targa të Serbisë në rrugën nacionale, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë lëndime ka pësuar vet drejtuesi, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti në procedurë të rregullt”, njofton raporti 24-orësh i Policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.