Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Olimpike Verore (ASOIF) tani e tutje, mund të dënojnë vendet që diskriminojnë vendet tjera dhe sportistët me pjesëmarrjen e tyre.
Sipas ueb-faqes “AroundTheRings.com”, KON dhe ASOIF kanë formuar një grup punues për të luftuar valën në rritje të nacionalizmit që prishin ngjarjet ndërkombëtare, njofton portali Insporti.
Ndëshkimi për këto vende do të jetë për federatën përkatëse, nëse një vend që organizon ngjarje të ndryshme ndërkombëtare, nuk lejon të gjithë sportistët e vendeve tjera të marrin pjesë.
Probleme të tilla kanë sportistët e Kosovës, të cilët shpesh herë nuk po lejohen të marrin pjesë në vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, siç ishte rasti me boksieren Donjeta Sadiku, e cila në mungesë të mosnjohjes së pasaportave të Kosovës nga India, mbeti jashtë Kampionatit Botëror.
Probleme të tilla sportistët kosovarë vazhdojnë të kenë edhe me shtete si Ukraina, e cila po ashtu nuk njeh pasaportat e vendit tonë.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.