Njëri prej ushtarakëve më të njohur shqiptarë që para Kosovës kishte luftuar kundër forcave serbe edhe në Bosnje e Kroaci, Bekim Berisha, vdiq në betejën e Junikut më 10 gusht 1998.
Për shkak të përvojës së madhe, Abeja konsiderohej koka e organizimit military gjithandej kah veproi.
Në 24 vjetorin e vdekjes së tij nuk pati ndonjë organizim shtetëror a komunal. Shokët e tij të luftës, megjithatë, nuk e harruan dhe bënë homazhe te varri i tij.
Berisha është ushtari i vetëm që u dekorua nga tre presidentë shtetesh, në Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci.
Ish-kryetari i kësaj të fundit, Franjo Tuxhman, pati thënë se Abeja vlente sa një mijë ushtarë ndërsa nëpër media është quajtur si njëri prej luftëtarëve më të mëdhenj, për të cilin e hiqnin kapelën politikanë e gjeneralë
https://www.youtube.com/watch?v=MvLxRRcSa-E
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.