Paragjykimet që iu bëhen komuniteteve në Kosovë, po tentohet të hiqen përmes një festivali multikulturor, që sivjet shënon edicionin e 5-të.
Qëllimi i këtij festivali është ngritja e vetëdijes rreth sfidave që kalojnë romët, ashkalinjtë e egjiptasit e Kosovës, raporton Klan Kosova.
Aty të enjten u bë thirrje për bashkëpunim me njëri-tjetrin, derisa u tha se më së shumti dallime vërehen në aspektin arsimor, meqë, sidomos vajzat e komuniteteve nuk e vazhdojnë shkollimin, derisa punësimi i tyre është në nivel poashtu të ulët.
“Besojmë në një botë që është pasuruar me diversitet dhe një botë që duhet të jetë më e pasur për gjithë neve”, tha Isak Skënderi, drejtor i organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptasve”.
Festivali që ofron muzikë, shfaqje artistike, ushqim e veshje, do të mbahet edhe në disa komuna tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=wAwaFk11QCo
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.