Një nga një, katër objekte të trashëgimisë kulturore u dogjën pak kohë pasi nisën punimet për restaurimin e tyre.
Fajtori vazhdon të mbetet jetim. Të gjithë kthejnë sytë kah pronarët pasi lufta mes tyre dhe shtetit është e kamotshme.
Ndonëse këto objekte u dogjën përderisa ishin në mbrojtjen e tyre, nga Ministria e Kulturës për Kiksin kanë thënë se prioritet është mbrojtja e objekteve.
Derisa zotohen se po bëjnë çmos që objektet nën mbrojtjen e shtetit të ruhen të tillë siç janë, të mbrohen, të restaurohen e të investohet në to, askush nga zyrtarët e lartë të kësaj ministrie nuk kanë folur për Kiksin.
Ajo të cilën e deleguan që të japë sqarime është këshilltare politike për Trashëgimi Kulturore e ministrit Hajrullah Çeku.
Nora Arapi-Krasniqi tha së djegia e po këtyre institucioneve kulturore është shqetësuese.
Ajo thotë se janë duke punuar që të dihen autorët e këtyre veprave.
E lidhur me kërkesat e pronarëve të objekteve të trashëgimisë për kompensimin nga shteti, ajo thotë se një gjë e tillë nuk është se nuk iu bëhet.
Nga ky dikaster kanë treguar se lista e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përhershme në vitin 2021 ka pasur vetëm 23 asete, derisa aktualisht numëron plot 73.
E njëjta, sipas tyre, pritet të shtohet e të pasurohet.
E rreth shumicës së këtyre monumenteve, të shumta janë ndërtesat përreth, të cilat ua zënë frymën këtyre objekteve.
Por, nga MKRS-ja thonë se tashmë e kanë bërë një zgjidhje.
Për më shumë, ndiqeni kronikën në vijim:
https://youtu.be/zpFGNpuJSrU
●●●
BTSHKRIMI NGA
Bleona Thaqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.