3 mijë e 500 vetë aplikuan për subvencion për rinovim shtëpie në Ministrinë për Kthim e Komunitete.
Por veç 12 deri 15% prej tyre, ky dikaster mund t’i përkrahë, njofton Klan Kosova.
Andaj, për shkak të buxhetit të vogël, në konferencën për koordinimin e donatorëve për komunitetet joshumicë, u bë e ditur se ky dikaster do të lansojë një strategji tjetër, për të rehatuar këto familje nga pakicat.
Kryeministri Albin Kurti, tha se gjatë 2022-ës, përmes masave qeveritare u është dalë në ndihmë familjeve nga komunitetet, ku janë krijuar 809 vende pune. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/xV6A8FXXzSM
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.