Për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë, Klinika e Neurologjisë dhe Shoqata Kundër Epilepsisë organizuan konferencë në një nga hotelet e kryeqytetit.
Aty u kërkua që të luftohet sa më shumë stigma, me të cilën ballafaqohen pacientët e prekur nga kjo sëmundje.
Ndërsa u bë e ditur se në Kosovë 6 persona në 1 mijë banorë kanë incidencë për të qenë raste të reja me epilepsi.
Aty, ndër të tjerë, morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, dhe drejtori i ShSKUK-së, të cilët bënë thirrje për më shumë mbështetje për epileptikët.
Kurse neuropsikiatri Afrim Blyta ka bërë të ditur se së shpejti në QKUK do të nisin shërbimet e trombolizës, me të cilat, siç tha, neurologjia në Kosovë do të jetë e ngjashme me nivelin evropian.
https://www.youtube.com/watch?v=kkobu0cStB4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.