Federata Ndërkombëtare e Skitarisë, FIS, po njofton skitarët tanë se Kosovës i janë homologuar edhe tri shtigje të reja në Brod të Dragashit, të gatshme për gara ndërkombëtare.
Megjithatë, këto nuk janë shtigjet e para të homologuara në vendin tonë, pasi shtegu i Brezovicës ka qenë qysh para luftes i gatshëm për gara, por pa arritur të organizoi ndonjë garë ndërkombëtare.
Tri shtigjet gjenden në qendrën e skijimit “Arxhena” në Brod dhe janë të homologuara në disiplinat, sllallom dhe sllallom i madh.
E drejta për të organizuar gara ndërkombëtare, sipas kryetarit të Federates Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendit do t'i ndihmoj zhvillimit të këtij sporti në Kosovë.
Madje, ai po pretendon se skitarët kosovar do të arrijë të marrinë pjesë në olimpiadën e radhës dimërore.
Kronikë nga Andi Shabani.
https://youtu.be/PaJj3ozgZoM
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.