Dje në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kjo ditë në përgjithësi u karakterizua e qetë, me disa incidente të vogla në qendrat e votimit.
Një rast i tillë, ndodhi në Shtime, ku raportohet se atje një burrë kishte shqyer fletëvotimin e tij dhe të një gruaje.
Në raportin 24 orësh të policisë, nuk bëhet e ditur arsyeja, por se i dyshuari është intervistuar nga policia.
Në konsultim me prokurorin lënda procedohet në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
Rasti po hetohet si "Asgjësim i dokumentit të votimit".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.