Spekulimet mbi shëndetin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, u rritën të mërkurën pasi djali i presidentit të Iranit përmendi se kishte dëgjuar lajme se ai "është plagosur".
Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, është djali i Udhëheqësit Suprem të ndjerë, Ajatollah Ali Khamenei.
Mojtaba Khamenei ka qenë prej kohësh një figurë sekrete brenda Iranit. Babai dhe gruaja e tij u vranë në një sulm ajror izraelit më 28 shkurt që nisi luftën, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Khamnei nuk është parë që atëherë, dhe as nuk ka dhënë ndonjë deklaratë që kur u bë udhëheqës suprem të hënën.
Në një postim brenda natës në aplikacionin Telegram, Yousef Pezeshkian, djali i Presidentit Masoud Pezeshkian, shkroi: "Dëgjova lajme se z. Mojtaba është plagosur. Pyeta miqtë që ishin në kontakt. Ata thanë, faleminderit Zotit, ai është i shëndetshëm dhe nuk ka problem".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.