Pushimi dimëror prej një muaji, duket se i kishte përmalluar deputetët.
Madje para seancës hapëse të sesionit pranveror, u panë të bisedojë edhe pozitë-opozitë.
60 minuta shtesë u deshën të enjten që të nis seanca e jashtëzakonshme për çmimet e rrymës, që e ftoi opozita dhe e cila u kryesua nga nënkryetari Bahrim Shabani.
PDK-ja si propozuese kërkoi ndryshim nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe qeveria.
Apelin, i ra hise ta dëgjojë veç ministrja Artane Rizvanolli si e vetmja nga ekzekutivi.
Kryedeputeti i PDK-së Abelard Tahiri, përforcoi kolegun duke thënë se energjia u shtrenjtua gati 500 për qind. Edhe LDK-ja akuzoi VV-në se rriti dy herë çmimin e rrymës, prej kur erdhi në pushtet.
Për AAK-në, kosto aktuale për energji elektrike është më e larta në histori. Por lirimin e largimin e tarifës bllok, e kundërshtoi e para e ekonomisë, që tha se kur kjo ndodhi më 2017 u shumëfishua konsumi.
Memli Krasniqi, kritikoi atë dhe ekzekutivin kur tha se po krijojnë pabarazi sociale.
Dyshimet për faturat, po i heton edhe ZrrE sipas Mimoza Kusarit që u përplas me Hykmete Bajramin e LDK-së për ndërrimin e partive.
Pas 5 orë diskutimesh, në mungesë kourumi, votimi i rezolutës u shtye për seancën tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=irEgR-oAZJg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.