Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme të vendit për një muaj pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus.
Pritej që qytetarët të votonin më 19 shtator por tani do të mbahet më 17 tetor, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
Ardern ka thënë të hënën se data e re do t’iu lejojë partive “për të planifikuar rrethanat mbi të cilat do të zhvillohet fushata”.
Në fillim të kësaj jave Zelanda e Re është përballur me rritjen më të madhe të të infektuarve me COVID-19, andaj u është kthyer masave të izolimit.
"Ky vendim u jep kohë të gjitha palëve gjatë nëntë javëve të ardhshme për të bërë fushatë dhe Komisioni Zgjedhor kohë e mjaftueshme për të siguruar që zgjedhjet mund të shkojnë përpara," tha zonja Ardern, duke shtuar se ajo nuk kishte "absolutisht asnjë qëllim" për të lejuar ndonjë vonesë të mëtejshme të votimit.
Kufizimet u vendosën në Auckland të mërkurën pasi një numër i infeksioneve të reja u identifikuan në qytet.
Nëntë raste të reja të koronavirusit u konfirmuan të hënën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në Auckland në 58.
Kujtojmë se për më shumë se 100 ditë Zelanda e Re nuk kishte asnjë rast me COVID-19.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.