Federata e Çiklizmit e Kosovës sot ka marrë lajmin e keq për anulimin e garës me prestigjioze të çiklizmit në vendin tonë, Tour of Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës së Çiklizmit të Kosovës Avni Nuha.
Nuha ka thënë se Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI), ua ka dërguar protokollin për zbatimin e masave anti-COVID-19, i cili është i paimplementueshëm në Kosovë për shkak të specifikave dhe rrezikut të lartë.
“Federata e Çiklizmit e Kosovës, duke parë numrin e madh të rasteve të paraqitura në territorin tonë dhe interesimin e madh për pjesëmarrje nga vendet evropiane, ka konsideruar se paraqet rrezik të lartë organizimi eventual i kësaj gare këtë edicion”.
“Në anën tjetër, këtë fundjavë parashihej të organizohej kampionati i Kosovës, i cili në kuadër të masave të marra nga FÇK do të shtyhet për fundjavën tjetër më 29 e 30 Gusht”, thuhet në njoftimin e kësaj federate.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.