Seanca në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, është shtyrë për 11 dhjetor për arsye procedurale.
Muhamet Halimi, avokati mbrojtës i Marko Roshiq, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, ka thënë që po bëhen shkelje flagrante, në çdo seancë lidhur me këtë rast.
"Ky gjykim, është duke u përcjellë shkelje pas shkelje. Nuk jemi duke parë ligjshmëri dhe respektim të të drejtave elementare të njeriut dhe qytetarit siç janë klientët tanë".
"Në këtë rast, bëhet fjalë për aktakuzë siç e dimë, e cila është ngritur vitin e kaluar dhe tani po bëhen 1 vjet. Që nga viti i kaluar, është hera e tretë që kjo aktakuzë pëson ndryshime, të cilat mund të them që janë vetëm kozmetike dhe jo përmbajtësore".
Halimi vlerëson se ndryshimet e aktakuzohet nuk po bëhen për ta ndryshuar gjendjen ose për të ofruar një provë.
"Jemi shumë të shqetësuar. E patë edhe sot çka ka ndodhur. Gjykata dhe Prokuroria, nuk e kanë kontrolluar veprimin e një avokati në raport me një kilent tjetër. Ky është joseriozitet i skajshëm, siç është joseriozitet edhe çështja e mospërkthimit të aktakuzave dhe dorëzimit të tyre të pandehurit të cilët janë në paraburgim. Klienti im, ndodhet që 2 vjet në paraburgim, po hyn për vitin e tretë. Ku është drejtësia, ku është ligji, ku është garancia kushtetuese, e cila mund t’i ofrohet klientit tim por edhe të pandehurve të tjerë".
"Jam shumë i shqetësuar për të gjitha këto veprime që janë duke ndodhur me këtë çështje, jemi mësuar të shohim vetëm shkeje flagrante në çdo seancë që nga fillimi i hetimit", ka thënë Halimi.
Seanca e radhës do të mbahet më 11 dhjetor në orën 13:00. Të akuzuar në këtë rast janë: Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq. Kurse si udhëheqës të grupit kriminal janë të akuzuar Milan Radoiçuq dhe Zvonko Veselinoviq.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.