Gazetari nga Shqipëria, Redjon Shtylla, ka komentuar protestën që këngëtari i muzikës popullore, Labinot Rexha, po planifikon për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova.
Ai tha në emisionin “Ora 7” se kjo tregon edhe një lloj strategjie të Rexhës për të tërhequr vëmendjen, por sipas tij njëkohësisht e sheh edhe si përulje.
"E shoh si një lloj kërkese, si mëshirë, nuk e di… kaq shumë përulje një artist që ka vite në skenë dhe të kërkojë në këtë formë, okej, mund të jetë funny, por nga ana tjetër tregon realisht se ai e do me domosdoshmëri pjesëmarrjen në BBVK, që ka treguar një lloj arsyeje që ai do të shprehet për personat e tjerë", tha Shtylla.
https://klankosova.tv/ndodh-edhe-kjo-labinot-rexha-organizon-proteste-per-te-qene-pjese-e-big-brother-vip-kosova/
https://youtu.be/f9lmiKFxVsw
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.