Më në fund vatra e zjarrit në ladfillin e Elbasanit është shuar totalisht pas gjashtw ditësh. Tashmë ajo që mbetet pas është emergjenca mjedisore.
Në 6 ditë substanca të rrezikshme janë çliruar jo vetëm në ajër, por tokë e ujë duke e shtuar edhe më tej rrezikun.
Zjarri i cili përfshiu landfillin e Elbasanit në 1 Korrik ishte më i madhi, por jo i vetmi. Prej dy vitesh, çdo verë ky vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët. Kjo i bën qytetarët të pasigurt për të ardhmen, ndërkohë që specialistët propozojnë zgjidhje.
Ndërkohë prej një jave në Elbasan nuk kanë munguar edhe zjarret në pyje e ullishta duke bërë që ekipet herë herë të zhvendoseshin për të ndërhyrë në zona të tjera, e sidomos atje ku kishte rrezik për banesat./tch/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.