Zjarri i cili ka shpërthyer në Qendren Tregtare në Bregun e Diellit në Prishtinë, është shuar.
Lidhur me këtë incident, për Klankosova.tv detaje ka dhënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
Gashi tha se zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë.
“Janë djegur disa plastika, në hyrjen e tretë të Qendrës Tregtare. Dëmi ka qenë aq sa ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
Ai theksoi se nuk dihet se nga çka është shkaktuar ky zjarr.
“Vlerësimi do të bëhet nga inspektorët e zjarrit”, theksoi Gashi./ Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=L9RQP9euUZE
https://klankosova.tv/nje-person-intervenon-per-ta-shuar-zjarrin-tek-bregu-i-diellit-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.