Komuna e Skenderajt ka krijuar komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e së enjtës.
Sipas komunarëve ende nuk dihet shifra e saktë, por mund të thuhet se janë miliona euro dëme.
Edhe banorët konfirmojnë se në të shumtën e rasteve, shtëpitë që janë vërshuar nuk janë më të banueshme, derisa me vështirësi i kanë larguar familjarët një ditë më parë.
Sipas të dhënave nga komuna, gjatë së enjtës, si pasojë e situatës së krijuar pas reshjeve të shiut, mbi 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
https://www.youtube.com/watch?v=bZ6wNersj18
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.