Komuna e Podujevës mund të ketë keqpërdorur paranë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit në bashkëpunim me operatorët ekonomikë.
Kështu po thotë organizata "INPO" që monitoroi një tender për asfaltimin e disa rrugëve të fshatrave të Podujevës, njofton Klan Kosova.
Sipas tyre kompania që e fitoi punën nuk ishte ajo që ofroi çmimin më të ulët, derisa dyshime ka edhe për bashëpunim komunal me operatorët ekonomikë.
Këtë dyshim po e hedh poshtë si të pabazuar Komuna e Podujevës, ku thanë se menaxheri i kompanisë që dha çmimin më të ulët po punonte edhe diku tjetër me orar të plotë gjë që sipas tyre bie ndesh me ligjin e prokurorimit.
https://www.youtube.com/watch?v=zzSPayOmKYw
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.