Një kanal i ngrirë në qytetin gjerman të Mynihut u vizitua gjatë ditës së djeshme nga aq shumë njerëz që njëkohësisht shkelnin rregullat kundër COVID-19 saqë policia u desh të ndërhynte dhe ta mbyllte atë.
Schlosskanal, i njohur gjithashtu si kanali Nymphenburg, ishte i mbushur me patinorë, familje që luanin hokej mbi akull, njerëz me sajë e shumë të tjerë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Policia fillimisht postoi në Twitter një paralajmërim që tek kanali kishte gumbullim të njerëzve.
“Një distancë minimale nuk mund të mbrohet këtu më. Ju lutemi mbani maskë. Ne po këshillojmë shëtitësit për të gjetur vend tjetër, për të shijuar motin”, thuhej në njoftim.
Zyrtarët më pas shtuan se dy persona kishin thyer akullin, por nuk u plagosën.
"Prandaj po mbyllim të gjithë zonën për shkak të rrezikut të thyerjes së akullit," shkroi policia në Twitter.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.