Një studim anonim shpërfaq se shumë pilotë të kompanive të fluturimit kanë simptoma të depresionit.
Studimi ka nisur pas përplasjes së Aeroplanit të Germanwings ku piloti i dytë u tha se kishte bërë rrëzimin qëllimshëm e që mbetën 150 veta të vdekur. Më vonë raportet thanë se ai kishte vuajtur nga depresioni, transmeton Klan Kosova.
Në studimin e ri të publikuar të enjten në Environmental Health, hulumtimet nga u bën me një mijë e 850 pilotë nga 50 vende. Aty u gjet se 13 përqind e tyre kishin simptoma depresioni, ndërsa katër përqind thuhet se kishin menduar vetëvrasjen në dy javët e fundit.
“Kemi gjetur se shumë pilotë që aktualisht drejtojnë fluturime kanë simptoma depresioni dhe ata nuk janë duke kërkuar trajtim për shkak të frikës së ndikimit negativ në karrierë”, ka thënë studiuesi Joseph Allen.
Ky raport është nga të parët që merret me studimin e shëndetit mental të pilotëve.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.