Instituti ATOMI ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë.
Përkatësisht, qëllimi i këtij instituti është identifikimi i hershëm i fëmijëve dhe të rinjve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente, si dhe ofrimi i mundësive, kushteve, trajtimit, përkujdesjes dhe shkollimit të veçantë për këta atomistë bazuar në potencialet e tyre intelektuale, dhuntinë, talentin, personalitetin, ambiciet, interesimet, motivacionin dhe kushtet e rrethanat reale socio-ekonomike të tyre.
E gjithë kjo bëhet me qëllim që këta atomistë të kenë mundësi që ta zhvillojnë dhe realizojnë maksimalisht potencialin e tyre dhe kësisoj t’i kontribuojnë në radhë të parë zhvillimit të tyre personal dhe në të njëjtën kohë edhe interesit të gjithëmbarshëm të vendit dhe shoqërisë.
Në emisionin “Familja ime” të shtunën, Naime Hoxha nga Instituti “ATOMI” theksoi se testimi i fëmijëve me intelegjencë të jashtëzakonshme bëhet nga mosha 5 vjeç deri në 12 vjeç.
“Ne në institutin “ATOMI” target i kemi nxënësit prej klasës së tetë deri në të dymbëdhjetën, ndërsa kur është fjala për këta më të vegjël, që ne i quajmë atomistë juniorë, ne realizojmë testime për të gjithë personat e interesuar prej moshës gjashtë vjeç e sipër me rekomandim të shkollës apo mësuesit/es që ka vërejtur ndonjë aftësi që e dallon personin prej bashkëmoshatarëve. Realisht i kemi 39 atomistë juniorë të identifikuar të cilët në moshën e testimit kanë qenë minimalisht 5 vjeç dhe maksimalisht deri në moshën 12 vjeç”.
https://www.youtube.com/watch?v=F_6Sk5a1aiw
Këta fëmijë duhet të kenë mbështetje maksimale nga familja, shkolla dhe shoqëria.
Psikologu klinik, Florim Gallopeni, ka thënë se fëmijët që kanë inteligjencë më të lartë se bashkëmoshatarët e tyre nuk duhet të cilësohen ndryshe nga të tjerët, por edhe duhet të punohet me ta në mënyrë individuale.
“Është shumë e rëndësishme që shkolla, prindërit dhe të gjithë të tjerët t’i kuptojnë karakteristikat e këtyre fëmijëve dhe t’iu japin hapësirë dhe të ketë plane individuale për ta, por njëkohësisht nuk duhet të trajtohen sikur secilin në kuptimin e pjekurisë”, tha ai në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=vJOosePZEeo
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.