Disa prej ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova, në emisionin “Big Talk”, kanë diskutuar mbi ngjarjen që përshkoi javën e kaluar në BBVK4.
Elijona ishte temë diskutimi, dhe “sulmet” ndaj saj nga disa prej banorëve, por kryesisht nga Alba dhe Benita.
Ish-banori Vullnet Krasniqi tha se Elijona, ndonëse është 18-vjeçare, nuk duhet të trajtohet si e tillë.
“Mendoj se po ia ulin vlerën pak si lojtare. Ajo s’po më duket si shumë e re, naive apo e paaftë si lojtare”, tha ai.
E ish-banorja tjetër, Xheneta, tha se nuk mund të mendosh si një 21-vjeçare kur je 18-vjeçare.
“Ti sapo ke fillu me dit rëndësinë e jetës në këtë moshë”, tha ajo.
Dëgjojeni bisedën mes tyre:
https://youtu.be/1_R45GvpXS4
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.