Në fillim televizioni ishte “pa ngjyra” ose thënë më ndryshe në ngjyra bardh e zi.
Kjo gjendje ishte deri më 14 prill të 1967 kur për herë të parë u bë transmetimi i parë televiziv me ngjyra.
Atë e bëri WMT – TV Channel 2 në Iowa, ndërsa kalimi në ngjyra u bë ndërsa spikerja lexonte lajmet e mbrëmjes.
Emisioni fillon me spikerin e lajmeve Robert "Bob" Bruner që pyet menaxherin e stacionit Doug Grant se çfarë mund të presin shikuesit që shikojnë në shtëpi nga ndryshimi në ngjyrë.
Megjithëse televizorët me ngjyra u bënë të disponueshme për blerësit amerikanë në vitin 1954, ato ishin të shtrenjta dhe pak shikues do të kishin pasur një të tillë në kohën e transmetimit, shkruan Petapixel.com, përcjell Klankosova.tv.
Më poshtë mund të ndiqni videon ku shihet se si u bë nëpër botë, kalimi i televizonit në "pa ngjyra" në kolor:
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.