36-vjeçari që mbeti i plagosur dje nga të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë, aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lidhur me rastin, detaje ka dhënë gazetari Urall Boshnjaku, korrespondenti i Klan Kosovës, i cili në emisionin “Ora 7” bëri të ditur se ngjarja fillimisht kishte nisur si një përplasje verbale.
“Sipas informatave që kam marrë nga vendi i ngjarjes, fillimisht ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armës ndaj një personi, i cili ka pësuar plagë në këmbë”, tha Boshnjaku./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/te-shtena-me-arme-ne-mitrovice-nje-i-plagosur-arrestohet-i-dyshuari/
https://klankosova.tv/i-plagosuri-ne-mitrovice-eshte-nje-36-vjecar-dergohet-ne-qkuk-per-trajtim111/
https://youtu.be/u6a9N8S28gU
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.