Lindja është një proces i vështirë, por ekspertët pohojnë se ju mund të përcaktoni se sa e dhimbshme do të jetë ajo, duke u bazuar në personalitetin tuaj.
Shumë gra mund të vuajnë nga frika e lindjes së fëmijëve dhe mjekët në Gjermani thonë se është ky grup që do të ketë një përvojë të këtij procesi shumë më ndryshe.
Ekspertët thanë se gratë shtatzëna me tipare të caktuara të personalitetit priren të kenë një përvojë negative të lindjes, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Gratë të cilat janë më pak të ndërgjegjshme dhe më pak të hapura kanë tendencë të kenë lindje të rëndë.
Këto gra u zbuluan se kishin vështirësi veçanërisht nëse hasnin probleme të papritura me lindjen e tyre dhe u duhej të bënin lindje cezariane.
Këto çështje të papritura sipas ekspertëve përfshinin lindjen e parakohshme, e cila është kur një grua shkon në lindje para se të mbante fëmijën për më shumë se 37 javë.
Ekspertët thanë se kjo është normale pasi lindjet e parakohshme kanë lidhje me rezultate të pafavorshme.
Megjithatë, ata deklaruan se gratë që janë më të ndërgjegjshme shpesh pëlqejnë të kenë kontroll mbi gjërat dhe se ka të ngjarë që të kenë pasur një përvojë të keqe pasi situata nuk mund të menaxhohej nga ato.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.