Një incident me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Smallushë të komunës së Lipjanit mes tre personave.
Derisa njëri u arratis në fillim, dy të tjerët morën plagë në këmbë dhe janë duke u trajtuar në QKUK, njofton Klan Kosova.
Të tre kanë qenë të moshave të reja: dy të plagosurit janë 23 dhe 27 vjeçar nga ky fshat, ndërsa ai që u arratis u kap më pas nga policia dhe është bastisur shtëpia e tij.
Të tre kanë mbiemra të njëjtë, por nuk dihet nëse kanë lidhje familjare.
Forcat e rendit dhe hetuesia kanë shkuar edhe në QKUK ku janë të shtritë dy të plagosurit.
https://www.youtube.com/watch?v=NLHmjIjJ9pE&feature=youtu.be
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.