Planin ua prishën, e bashkë më të ua rrezikuan edhe jetën.
Misioni, që të dalin në vendin e punës e të fillojnë me përgatitjet e zgjedhjeve për katër komunat veriore, iu pamundësua zyrtarëve komunalë të Mitrovicës së Veriut e Zubin Potokut.
Për atë se çfarë ndodhi të martën gjatë ditës, folën në mbrëmje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Pasi zyrtari ynë ka hy në zyrë ka vërejtur se disa punëtor të tjerë po largohen me shpejtësi, nën sigurimin e policisë pastaj edhe larguar edhe zyrtari ynë”, ka thënë Burim Ahmetaj, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së.
Për këto dy incidente që ndodhën në komunat veriore, po fajësohet Lista Serbe.
Derisa, në mbledhjen e KQZ-së u tha se që do të bëhet komunikim më i madh tash e tutje me organet e rendit, në mënyrë që të vendoset nëse zyrtarët e nevojshëm do të kenë siguri të mjaftueshme për të kryer punën.
https://www.youtube.com/watch?v=992VsKUap90
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.