Gjashtë ora që i ishin vjedhur aktorit Keanu Reeves në Los Angeles iu dorëzuan FBI-së këtë javë në Ambasadën Amerikane në Santiago të Kilit, për t'iu kthyer pronarit të tyre.
Zbulimi i orëve luksoze "ishte i rastësishëm", tha ambasada, pasi ndodhi gjatë një hetimi më të gjerë policor për vjedhjet e shtëpive në pjesën lindore të kryeqytetit kilian. Autoritetet po synonin një grup kriminal, duke mos e imagjinuar se pasojat e tij do të shtriheshin në Hollywood, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Në vitin 2023, kjo bandë kryente vepra penale të grabitjes. Pasi u rrethuan dhe (rasti) u raportua gjerësisht për shkak të dhunës që përdorën, disa prej këtyre individëve migruan dhe filluan të kryenin krime jashtë vendit duke përdorur të njëjtin modus operandi”, tha për CNN zëvendësprefekti Marcelo Varas, kreu i Brigadës së Hetimit të Grabitjeve dhe Ndërhyrjeve Kriminale të Policisë Hetimore Kiliane. Varas shpjegoi se banda kërkonte të hynte në shtëpi të zbrazëta, por nëse hasnin dikë, vepronin me dhunë.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.