Kënga e këngëtares britanike, Kate Bush, “Running Up That Hill” u bë e famshme prapë dhe për një gjeneratë të re pas 37 vjetësh duke pushtuar toplistat në mbarë botën.
Hiti i saj rimori hov pasi që u përdor në serinë e famshme, “Stranger Things” dhe nga aty u bë virale dhe filloi të dëgjohej kudo.
Aq i fuqishëm ishte impakti i “Running Up That Hill” saqë Ëarner Records, duke marrë shtysë nga 85 milionë dëgjime brenda vetëm një jave të asaj kënge, e kishte rishpërndarë këngën nëpër radio stacione.
Ashtu ndodhi dy vjet më parë edhe me këngën e Fleetëood Mac, “Dreams”, pas një videoje në TikTok, të një amerikani që shëtitej me skejtbord dhe pinte lëng boronicash të kuqe nën melodinë e asaj kënge.
Tjetër këngë që u risoll në vëmendje ishte balada e Tom Odellit, “Another Love”, e realizuar më 2022.
https://www.youtube.com/watch?v=wp43OdtAAkM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.