Janë publikuar disa prapaskena të Mbretëreshës Elizabeth, në filmin për shënimin e jubileut "Platinum".
Filmi përshkruan mbretërimin e saj 70-vjeçar me klipe të mbledhura nga koleksioni privat i Mbretëreshës, si dhe ka gjëra të marra nga arkivat e transmetimit.
Në një skenë, shihet princesha dyvjeçare Eugenie teksa ia kishte shkelur këmbën Mbretëreshës Elizabeth.
Ajo shihet teksa i flet me butësi vogëlushes, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
"Oh", kjo mbi të cilën po qëndroni është këmba ime", është shprehur ajo.
Ndryshe, në këtë film, mbretëresha tregon gjithashtu edhe se mbanë një ditar të shkruar me dorë.
Për ta parë videon, klikoni në linkun më poshtë:
https://www.dailymail.co.uk/femail/article-10506045/Moment-Queen-gently-ticked-two-year-old-Eugenie-stepping-toes.html●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.