Automjetet që krijuan sot autokolonë në kryeqytet nuk u nisën për furnizime, por për të bllokuar pjesërisht qarkullimin në hyrjet kryesore.
Qindra biznese kosovare po kundërshtojnë vendimin e Zyrës se Rregullatorit të Energjisë Elektrike që i detyron ata të gjejnë vetë rrymën nga 1 qershori.
Ai që i thirri në rrugë, shefi i Odës Ekonomike të Kosovës, tha që në kësi rasti, kostoja e pagesës për biznese do jetë e lartë.
Nëse nuk ka reagim institucional që e pezullon ose shtynë liberalizimin e tregut energjetik më 1 qershor, atëherë, sipas përfaqësuesve të shoqatave biznesore do të ketë një situatë të rënduar.
Institucionet nuk është se i morën seriozisht ankesat paraprake të bizneseve.
Organizatorët e protestës-mbyllje të rrugëve thanë se nuk janë kundër liberalizimit të tregut, por duan që ky proces të shtyhet për kohë të caktuar.
Të pakënaqurit thanë se do të radikalizojnë veprimet, nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=dHPoG1gSPIo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.