Ftohja dhe norovirusi janë dy gjendje të cilat shpesh mund të ngatërrohen me njëra-tjetrën.
Simptomat e ftohjes janë të njohura për shumicën e njerëzve, duke filluar nga dhimbje e fytit, kolla, ndonjëherë të kombinuara me dhimbje koke ose lodhje.
Temperatura, dhimbjet e muskujve dhe vështirësitë në frymëmarrje, janë poashtu simptoma të ftohjes, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, simptomat kryesore të norovirusit janë diarrea dhe e vjella, të cilat zgjasin 24 deri në 48 orë, por që bartja e këtij virusi mund të ndodh për javë të tëra.
Norovirusi është shkaktari më i zakonshëm i sëmundjeve gastrointestinale jetëshkurtër.
Simptomat e tij shfaqen papritur dhe pos diarres dhe të vjellave, ju mund të keni edhe dhimbje stomaku.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.