Shtresat e yndyrës në trupin tonë janë mjaft të dëmshme, por ato bëhen edhe më të rrezikshme nëse janë në zonën rreth barkut meqë mbështjellin edhe organet dhe rrjedhimisht shkaktojnë vështirësi në funksionimin e tyre.
Kjo nuk është e tëra. Problemeve i shtohet edhe imazhi jo i bukur i trupit tonë që mund të ndikojë në gjendjen tonë emocionale.
Një rutinë e ushtrimeve të paktën prej tri herë në javë është e domosdoshme, sidomos nëse kemi kaluar të 20’tat.
Instruktori i pilates, Erlet Muqolli, ka treguar si mund ta largojmë yndyrën nga zona e barkut në mënyrë efektive duke demonstruar ushtrimet e duhura te emisioni “Ora e Pasdites” me Njomza Aliun.
https://www.youtube.com/watch?v=dTeLvRVi1TU&t=5s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.