Stresi është mënyra e trupit tonë për të trajtuar kërkesat që mund të shkaktojnë një reagim fizik, emocional ose psikologjik.
Megjithatë, kur stresi nuk menaxhohet ose fillon të pushtojë jetën, kjo mund të çojë në gjendje në serioze si ankthi dhe depresioni dhe kjo është diçka për të cilën mendojnë shumë nxënës, prindër dhe mësues me fillimin e vitit të ri shkollor, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.
Gail Saltz, profesor klinik i psikiatrisë në Neë York, tha se nivelet e ankthit dhe depresionit janë rritur në mënyrë dramatike si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët periudhën e fundit.
Stresi, ankthi dhe depresioni dëmtojnë funksionimin, duke i penguar fëmijët të mësojnë dhe të rriturit të funksionojnë në punën e tyre.
Megjithkëtë kjo është arsyeja pse Saltz thotë se studentët dhe të rriturit duhet të mësohen të njohin shenjat dhe simptomat e ankthit dhe depresionit dhe të punojnë në zhvillimin e mjeteve për të luftuar stresorët.
Ndërsa disa nga strategjitë e përballimit për studentët janë praktikimi i frymëmarrjes së thellë të barkut, muskujve të relaksuar dhe ta mbajnë frymën për 5 sekonda, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.