Shumë kërkesa janë dërguar në adresë të Serbisë këto ditë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Çekia, ashtu si edhe Bashkimi Evropian e EULEX, kërkuan që serbët të largojnë barikadat e vendosura në veri të vendit nga e shtuna.
Por, asnjë nga këto institucione e shtete nuk parashtruan asnjë kërkesë për Kosovën.
Sipas njohësve të politikës, ky mund të cilësohet si menaxhim i mirë i situatës nga pala kosovare dhe se kjo për bashkësinë ndërkombëtare është një mesazh, se kush në të vertëtë është problemi në bisedimet Kosovë-Serbi.
E që faji për situatën t'i mbetet komplet Serbisë thuhet se ndikoi edhe shtyerja e zgjedhjeve të veriut.
https://www.youtube.com/watch?v=he0LXXnUfcs
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.