Koha për të ndjekur zgjedhjet presidenciale në Amerikë po afron.
Por ne e kemi vetëm një pengesë: të shohim rezultatin.
Nëse e keni ndërmend që të shpenzoni natën e zgjedhjeve në një dhomë të errët me laptop, ne do të dëshironim që të bëjmë këtë përvojë pak më të lehtë për ju, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë keni disa rekomandime të cilat tregojnë se ku mund të ndiqni rezultatin e zgjdhjeve:
Google
Google planifikon të bashkojë rezultatet e sondazheve të fundit në një “tracker” të votave elektorale të cilat ndryshojnë në varësi të gjendjes.
Përveç rezultateve presidenciale, faqja do të përfshijë edhe rezultatet senatoriale, guvernatore dhe të kongresit.
Twitter
BuzzFeed News do të fillojë transmetimin direkt në Tëitter duke filluar nga ora 06:00 në ditën e zgjedhjeve.
Youtube
Youtube do të mbulojë zgjedhjet nga Bloomberg, NBC, MTV qysh nga ora 07:00.
Facebook
Përveq Yotube zgjedhjet mund t’i ndiqni edhe në Facebook drejtpërdrejt nga faqet si ABC News, CNN, Univision dhe Washington Post.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.