Republika e Italisë, po do me përkushtim që të shtoj rolin e angazhimin e saj për Ballkanin Perëndimor.
Të martën në Trieste, ministri italian i punëve të jashtme, Antonio Tajani, ishte krye folës në Konferencën “Italia dhe Ballkani Perëndimor, rritje dhe integrim”
Në fjalim Tajani, tregoi edhe sesi Francesco Talo, këshilltar diplomatik i kryeministres, Girogia Meloni, u bë pjesë e pesëshes diplomatike euro-amerikane që në Kosovë e Serbi, zbarkuan më 20 janar në mision për t’i bindur dy shtetet që të pranojnë propozimin për ujdi të prezantuar nga BE-ja.
“Jam shumë i lumtur që ambasadori Talo, më ne fund morri pjesë, në takim të grupit pesë palësh që po punon në zhvillimin e propozimeve për paqe për Serbinë e Kosovën. Ata u munduan të na përjashtojnë por ne insistuam dhe ne fituam. Sepse ne duam të jemi politikisht të përfshirë, ne duam të jemi prezent politikisht, sepse ne kemi shumë gjëra për të thënë e për të bërë në Ballkan.”,shtoi krye-diplomati italian.
Tajani, po ashtu theksoi se janë të mëdha nismat italiane për paqe mes Kosovës e Serbisë e përparim të krejt rajonit.
“Politika e jashtme nuk bëhet vetëm nga ambasadorët e konsujt. Kjo politikë bëhet nga ndërmarrjet tona, ushtria jonë që është e përkushtuar në rajon .Këtu i falënderoj ata për rolin shumë të çmuar që luajnë në kufirin mes Kosovës e Serbisë. Roli i tyre çmohet nga të dy vendet si Serbia ashtu dhe Kosova,pra për kapacitetet e tyre për ndërmjetësimin dhe faktin që ata kontribuojnë për paqe”
Përmes video-lidhjes, konferencës iu drejtua edhe kryeministrja Girogia Meloni, që tha se mbetet synim integrimi i perëndimit të Ballkanit në Unionin Evropian.
Në emër të bllokut me 27 vende anëtare, foli komisionari për zgjerim e fqinjësi Oliver Varhelyi, që po ashtu theksoi se zgjerimi i BE-së është një nga top tre prioritetet e Brukselit.
https://www.youtube.com/watch?v=HUftXFXFAwA
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.