Xhilda Toska, producente e eventeve artistike, ka ndarë pamje të qytetit të Elbasanit për emisionin Weekend të Klan Kosovës.
Ajo ka treguar se qyteti i Elbasanit është dekoruar i tëri për festën e "Dita e Verës". Toska ka thënë se patën për dy ditë organizime të shumta që të jehojë festa.
"Siç e shihni edhe skenën gjigante të vendosur nga Bashkia e Elbasanit, kanë qenë dy ditë të mbushura me aktivitete".
"Kam mbyllur edhe eventin që e sjell për herë të pestë, Miss Lulja e Verës, ku e zgjedhim vajzën më të bukur duke e krahasuar me lulen e verës", ka thënë Toska.
Toska tha se Miss Lulja e Verës është shpallur Marsida Beqari. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=O5yw9w11Sks&t=206s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.