Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndarë detaje rreth aksionit të Krimeve Ekonomike ku u arrestuan tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë, me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizojë një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën, transmeton Klankosova.tv.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për të gjitha veprat penale të natyrës së korrupsionit”.
https://klankosova.tv/arrestohen-tre-zyrtare-te-komunes-se-prishtines-per-ryshfet-njeri-u-kap-ne-flagrance/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.