Të mërkurën në mbrëmje nis rrugëtimi final i Sigal Prishtinës drejt mbrojtjes së titullit në Sigal Unika Ligën Ballkanike. Skuadra kosovare tashmë ka arritur në Bullgari ku do të zhvilloj ndeshjen e parë gjysmëfinale të këtij kompeticioni, përballë skuadrës së papërshtatshme Beroe.
Me 6 fitore radhazi në Ligën Ballkanike, kampionët aktual do të mundohen të vazhdojnë këtë seri, duke fituar që në ndeshjen e parë, në mënyrë që një javë në vonë në kryeqytetin tonë të luaj më qetë.
Beroe dhe Sigal Prishtina janë takuar edhe 2 herë të tjera në pjesën e rregullt të këtij edicioni në Ballkan Ligë, dhe në të dy rastet kanë fituar bardhekaltrit.
Megjithatë, forma e skuadrës bullgare ka qenë në rritje në ndeshjet e fundit, aq sa kanë arritur të sigurojnë gjysmëfinalen. Po ashtu ne elitën e basketbollit bullgar pozicionohen në vendin e 3-t në tabelë, duke e mposhtur së fundmi liderin Lucoil Akademica, sa për të dëshmuar formën e mirë që po kalon. Gjithsesi, forma e tyre as nuk krahasohet me atë të Sigal Prishtinës.
Skuadra e drejtuar nga Antonis Constantinides ka 22 fitore radhazi në 22 ndeshjet e fundit, duke treguar performancë të jashtëzakonshme dhe padyshim mbetet favorit kryesor për të fituar jo vetëm ndaj Beroes, por edhe titullin e kampionit ën Ligën Ballkanike, shkruan supersport.al
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.