Beogradit iu afrua, por në të nuk shkeli.
Rreth 80 kilometra pa mbërri në kryeqendrën e Serbisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që do të merrte pjesë atje në dy forume, u kthye mbrapa.
Rruga iu ndërpre në gjysmë, nga policia serbe që po e shoqëronte atë nga Merdarja, që i kumtoi se vizita për të cilën kishte leje nga java e kaluar, s‘mund të realizohej meqë nuk mund t’i ofronin siguri, njofton Klan Kosova.
Por, numri dy i Qeverisë kosovare, beson që kjo arsye ishte vetëm shpikje e institucioneve të shtetit fqinjë, që thotë se nuk e deshi Kosovën pjesmarrë në dy organizimet.
Sipas Bislimit, kjo situatë është sinjal që Serbia, sipas tij s’është e gatshme të punoje drejt normalizimit të marrëdhënieve.
https://www.youtube.com/watch?v=vA_QZhqUIXo
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.