Lajmet e fundit

Por reagimi i Federatës tonë ishte i menjëhershëm dhe Federata Ndërkombëtare e Hendbollit i dha afat Spanjës që deri në fillim të qershorit të japë garancë se do të respektohen simbolet e Kosovës në Botëror, në të kundërtën Spanjës do t’i merret e drejta e organizimit të Botërorit.
Por në takimet që në fundjavë kishte presidenti Eugen Saraçini me presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa dhe presidentin e Federatës së Hendbollit të Spanjës, Paco Blazquez Garcia, u konfirmua respektimi i simboleve të Kosovës.
Ky konfirmim erdhi pas një komunikimi të gjatë të FHK-së me IHF-në dhe Federatën spanjolle.
“IHF-ja, njëjtë si Federata jonë, ishte kategorike që Kosova të paraqitet e barabartë me vendet tjera, pra që të respektohen të gjitha simbolet tona. Kështu Spanjës nuk iu la rrugëdalje pos të pranojë paraqitjen tonë me të gjitha simbolet”.
klankosova.tv